Kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci ne nje postim ne rrjetin social Facebook, beri me dije se ne keto dite e para janari, po vijojne punimet me intensitet te larte per rrugen Shiroke-Zogaj.

Postimi i plote

Mirëmëngjes!
Rruga Shirokë – Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër. Në këto ditë të para janari firma kontraktuese po vijon punimet me intensitet të lartë për ta çuar përpara këtë investim strategjik me rëndësi të madhe për zhvillimin rajonal të Shkodrës.

Deri tani janë hapur 3 km e para të rrugës, ndërsa është përfunduar edhe ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj.

Ky projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit.

Artikulli paraprakVIRUSI KINEZ HMPV MBËRRIN NË GREQI, PREK NJË 71-VJEÇAR
Artikulli tjetërI VURI ZJARRIN MOBILERISË NË GJORMË, ARRESTOHET 36-VJEÇARI