Aksi rrugor Shirokë – Zogaj është kthyer prej vitesh në një problem serioz për qarkullimin e automjeteve dhe pengese për zhvillimin e turizmit të kësaj zone.
Ngushtësia e kësaj rruge jo vetëm është kthyer në një makth të vërtët për drejtuesit e automjëtëvë, por madje shpësh herë është bërë burim aksidentesh të ndryshme . Ndërkohë kohë ma parë, nga institucionet përgjegjëse ishte premtuar zgjerimi i rrugës në të dyja anët, por siç duket edhe nga pamjet, nuk është ndërhyrë aspak në këtë zonë.
Pika turistike Zogaj ndonëse vetëm disa kilometra larg qytetit të Shkodrës ka si lidhje më pjesën tjetër të qytetit vetëm një rrugë krejt të ngushtë gjarpëruësë që nuk mundëson shkëmbimin e dy makinavë më përjashtim të xhepavë të rrugës rrëzë malit, ku drejtuesit e mjeteve duhet të ndalën për t’i hapur rrugë njëri-tjëtrit.
Mungesa e një rruge normalë ka bërë që banorët ë lagjes Zogaj t’a ndiejnë veten të shkëputur nga qytëti i Shkodrës për të mos thënë të harruar. Nga ana tjëtër rruga e ngushtë njëkalimëshë krijon një problem akoma më të madh sidomos për lëvizjen e autobusëvë më turistë të cilët mbërrijnë deri në Shirokë dhe nuk lëvizin më tëj drejt Zogajve vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur.
Zogaj ndër vite është njohur si një zonë me bukuri të veçanta natyrore të cilat kanë tërhequr jo vetëm qytetarët shkodranë gjatë periudhave të ndryshme të vitit por edhe turistët të huaj të cilët zgjedhin ët kalojnë pushimet e tyre në këtë zone.
Pavarësisht kërkesave të banorëve për ndërtimin e një rruge me të gjitha standartet, pas kaq shumë vietsh kërkesat e tyre akoma nuk merren parasysh duke I lënë ato të lëvizin në një rrugë gjarpëruese dhe tejet të rrezikshme.