E shtruar vitet e fundit, rruga Shkodër-Guri Zi ka nisur që të amortizohet.

Ky aks rrugor nuk mirëmbahet nga autoriteti rrugor i veriut gjë e cila ka bërë që të krijohen gropa në shumë pjesë të këtij segmenti duke vështirësua kështu lëvizjen për mjetet motorike por edhe banorët e zonës që detyrohen të përballen çdo ditë me këtë situatë. Qytetarët kërkojnë që rruga Shkodër – Guri Zi të mirëmbahet dhe të merren masa në mënyrë që të mos amortizohet plotësisht sepse në të kundër lëvizja do të jetë e pamundur. Rruga Shkodër-Guri Zi është një prej segmenteve më të rëndësishme në të cilën përshkohen një numër i konsiderueshëm i mjetesh që vijnë nga shumë fshatra të Gurit të Zi por edhe nga zona të tjera.

Artikulli paraprakINVESTIMET PËR 2017-tën, BASHKIA “HARRON” VELIPOJËN
Artikulli tjetërRRUGA E GRIZHËS E HARRUAR NGA BASHKIA M.MADHE