Infrastructure e demtuar, munges e sinjalistikes rrugore dhe mbeturina ne gjithe gjatesine e saj.

Kjo pritet te jete gjendja dhe panorama e rruges shkoder velipoje edhe per kete sezon turistik. Ndonese nje nga akset me te rendesishme sidomos gjate sezonit te veres si dhe nje nder destinacionet kryesore ne veriun shqiptar, vemendja e institucioneve ndaj saj paraqitet minimale , per te mos thene inekzistente. Pamjet flasin qarte, se si realiteti vijon te jete I njejte, pasi te gjitha fenomenet e vjetra, edhe kete sezon nuk kane marre nje zgjidhje. Nderkohe problematikat e shumta qe shoqerojne kete aks rrugore, pervecse nje imazhi tejet te shumtuar per te gjithe turistet, ne shume raste ai eshte bere edhe burim I aksidenteve te ndryshme. 35 kilometrat e rruges Shkoder-Velipoje, jane te mbushura me probleme qe pergjate ketyre viteve nuk po gjejne zgjidhje ne pjesen me te madhe te tyre, por madje situatë nga viti në vit sa vjen e përkeqësohet. Kjo për shkak se aksi Shkodër-Velipojë është shtruar para afro 10 viteve, asokohe edhe ky investim electoral dhe Që atëherë e deri më sot nuk ka patur më asnjë financim. Rruga Shkodër-Velipojë gjatë sezonit veror është tejet e frekuentuar si shkak i një numri të madh turistësh e pushuesish vendas e të huaj. Edhe pse një asset për përfitime ekonomike, aksi rrugor do të vijojë të jetë i amortizuar. Nese vijohet me kete ritem, atehere cdo vit rrezikohet qe numri i turisteve te ulet ndjeshem.

Artikulli paraprakPOLICIA, NDËSHKIME DHE KËSHILLA PËR DREJTUESIT E MJETEVE
Artikulli tjetërMALËSIA E MADHE, NJË MUNDËSI E MIRË PËR BIMËT MEDICINALE