Reshjet e borës në rrugën Tamarë-Vermosh në Malësinë e Madhe kanë vijuar për disa orë me radhë. Pavarësisht prezencës së borës në atë zonë deri më tani aksi Tamarë-Vermosh është duke u mbajtur i hapur nga firmat e kontraktuara nga bashkia Malësi e Madhe.

Në muajt e dimrit Tamara, Lëpusha dhe Vermoshi në Malësinë e Madhe janë pika turistike të preferuara për turistët e huaj por edhe vizitorët vendas ndaj pastrimi i rrugës nga bora është mëse e domosdoshme.

Vitin e kaluar si shkak i reshjeve të borës dhe ngricave ka patur moment kur aksi rrugor Tamrë-Vermosh ka patur probleme në qarkullim ndërsa këtë vit pritet që gjatë gjithë kohës të mbahet i hapur.

 

Artikulli paraprakHETIMI PËR TJETËRSIM PRONASH, SEKUESTROHET HOTELI NË VAIN
Artikulli tjetërSTUDENTËT DHUROJNË GJAK PËR PERSONAT TALASEMIKË