Ndricimi në rrugën e kolaudimeve në Shkodër, do të zgjidhet në momentin kur të caktohet edhe në varësi të kujt është.
Star Plus, ka siguruar korrespondencën shkresore mes Bashkisë së Shkodrës dhe Autoritetit Kombëtar të Rrugëve në Shkodër. Në shkresat që datojnë të para një viti, ARSH i ka bërë me dije Bashkisë Shkodër, se në Shkurt të vitit 2016-të, është bere marrja përfundimtare në dorëzim e pjeses ekstraurbane që është në inventarin e këtij institucioni, ndërkohë në pjesën urbane, është berë marrja në dorëzim e mirëbajtjes prandaj ky segment në shkresën e ARRSH i kalon Bashkisë së Shkodrës.
Por në përgjigje të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër ka kërkuar ngritjen e një komisioni për kontrollion dhe marrjen në dorëzim fizikisht të rrjetit elektrike, ka kërkuar të gjithë dokumentacionin teknik të rrjetit elektrike, si dhe ka kërkuar likuidimin e të gjitha kontratave të nënshkruara mes palëve në mënyre që në adresë të Bashkisë Shkodër të mos ketë borgje të papaguara nga kontraktorët. Por që prej asaj kohe nuk ka asnjë reagim apo ndërhyrje në ngarkim të këtij segment i cili vuan mungesen e ndricimit, për përgjegjësi të institucioneve që e kanë në varësi