Pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj rruga “Todi Germenji” është totalisht me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur gjithë ujë. Të zhytura mes baltës, gropave me ujë ajo është kthyer në makthin e banorëve të zonës. Situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve.
Banorëve shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.
Gropa e mëdha të cilat mbushën me ujë sa herë që bie shi e bëjnë thuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike. Banorët thonë se taksat që paguajnë nuk janë përkthyer në investime për ta ndërsa rruga e amortizuar është bërë shkak për dëmtimin e automjeteve.