PARKIMET E GABUARA DHE KABLLOT RREZIKOJNË JETËN E BANORËVE DHE KALIMTARËVE .
Rruga Vaso Kadia nje nga rruget lidhese me kryesore te qytetit te shkodres eshte e veshtire te kalohet qofte nga automjetet por edhe nga kembesoret. Njeri kah I kesaj rruge eshte totalisht I bllokuar nga parkimet e gabuara e kjo gje eshte e pranishme cdo dite gjate gjithe dites. Kjo rruge perveq e ngushte vende vende ka edhe nje trotuar shume te ngushte por fatkeqesisht edhe ky pak trotuar ne disa vende eshte I zene nga tavolinat e lokaleve. Qershia mbi torte eshte prania e kabllove elektrike, te telefonise apo edhe internetit te cilet shtrihen pergjate gjithe rruges ne nje lartesi te papranueshme dhe jashte te gjitha kushteve teknike, per me teper keto kabllo shtrihen pertoke gjate rruges apo trotuarit. Keshtu kjo rruge eshte kthyer ne nje burim aksidentesh apo incidentesh te mundshme per automjetet e kembesoret gjithashtu per kete arsye nevojitet nderhyrja emergjente e Bashkise per sistemimin e kabllove dhe policise se qarkullimit rrugor per zhbllokimet e rruges nga parkimet e gabuara.