Ditën e sotme ka ndodhur sërish një vjedhje e madhe parash pasi është grabitur një makine me para.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe sipas raportimeve të para bëhet fjalë për paratë e një banke të nivelit të dytë. Ngjarja ka ndodhur rrugës për në Rinas por akoma nuk dihet sasia e parave që janë grabitur. Policia ka ngritur post-blloqe në Tiranë për kapjen e autorëve