Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi i është përgjigjur prefektit të qarkut Shkodër Paulin Radovani lidhur me pretendimet e këtij të fundit për tenderat dhe mirëmbajtjen e rrugëve nga firmat që kanë fituar këto tendera.
Sipas kryebashkiakes prefekti Radovani nuk ka informacionin e duhur lidhur me rrugët. Kryebashkiakja tregon se bashkia ka ndërhyrë edhe në rikthimin e energjisë elektrike në njësinë Shalë në Dukagjin ndërsa thotë se përsa i përket rrugëve që ka autoriteti rrugor duhet që transparenca të bëhet në nivel prefektura duke ia adresuar prefektit Radovani mungesën e transparencës dhe përgjegjësinë. Rrugët që kishte në administrim ndërmarrja rurale tashmë pas reformës territoriale i kanë kaluar bashkive dhe bashkia Shkodër pretendon se pjesët që ka në përgjegjësi mirëmbahen.