Në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, Berisha u shpreh se ka tronditur kryeministrin Rama për shkak se do të zbulojë fytyrën e vërtetë të tij para europianëve.
Ai ka bërë edhe një herë thirrje që shqiptarë të vijnë në Tiranë tek të afërmit që në datën 5 për ë shmangur manovrat për ti penguar të vijnë në kryeqytet e të bëhen pjesë e protestës.

“Protesta është jetike për ne. Jetike për imazhin e Shqipërisë që është ky grup mafioz vërtetë, grup kriminal por janë edhe qytetarët në rrugë që kanë aspirata europiane. Janë sirena alarmi për këtë vend që po rrokulliset me shpejtësi.

Kjo qeveri është e implikuar në krime të mëdha ekonomike e jo vetëm. E dini kush është Armand Josifi që ka vjedhur me Call Centerat e tij 2.2 mld euro qytetarëve europianë? Është i biri i drejtoreshës së administratës shqiptare, ortaku i Olsi Ramës Këshiltari i Olta Xhaçkës, është qeveria. Do tu tregoj një gjë. Në 2005, për procesin e anëtarësimit në NATO më rastiste të shkoja në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel çdo 2-3 muaj. Meqë ishin shkruar vëllime për mafian shqiptare dhe gazetat hapeshin me lajme për to, që atëherë nuk kishin as 1/10 e fuqisë që kanë sot, jam fur aty e kam folur si në një frigorifer. Sa s’më thanë që nuk të besojmë. Aq makth ishte bërë për ta mafia shqiptare. por kur panë vendosmërinë e qeverisë për ti vendosur bandat para ligjit, u shndërruan në mbështetës të aspiratave. Sot ishin në Washington, patë ndonjë firmë? Asnjë firmë. Sepse pafytyrësisht iu kërkuan zyrtarëve amerikanë ti mbështesnin ligjin e Amnistisë Fiskale, që ata e refuzuan në mënyrë kategorike. Edhe për Portin takon Stoltenbergun e i thotë NATO të angazhohet për ndërtimin e portit në Porto Romano. Mendoi se do tërhiqte NATO-n në aferën e tij korruptive. Ne duhet të punojmë shumë këto ditët e fundit. Nuk di nëse keni dëgjuar komunikatat e tij sikur të jemi në shtet rrethim, rrugët janë të qytetarëve opozitarë. Asgjë nuk mund të na pengojë të dalim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe asgjë s’duhet të ndalojë shqiptarët nga Konispoli në Vermosh të mblidhen në Tiranë. Të hapim dyert për familjarët tanë që në datën 5 të jenë në Tiranë që pavarësisht se çfarë bën ky të jenë në protestën histori që e tronditi deri në parlcë sepse tregon fytyrën e vërtetë të tij patra Europës e botës. Ne qendrojmë për vlerat e lirisë. Të bëjmë edhe ne atë që bëjnë qytetarët e lirë të Europës e do kemi simpatinë e tyre”, tha ai.

Artikulli paraprakRASHIÇ U EMËRUA SI MINISTËR, BE: VENDIMI ANTIKUSHTETUES
Artikulli tjetërNDRYSHON UDHËZIMI I KONTRIBUTEVE; RAPORTI MJEKËSOR PËR LINDJE DO PËRFSHIJË PAGESËN DERI NË 1 MUAJ