Një prej pjesëve më problematike dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksion janë rrugicat në lagjen “Mark Lula”. Shumë prej këtyre akseve janë me gropa të mëdha të cilat mbushen me ujë sapo bie shi duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin. Vetë banorët e asaj zone tregojnë se amortizimi i rrugës vijon prej shumë vitesh edhe pse shpesh herë është premtuar për rikonstruksion…
Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion. Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve ’90.