Në lidhje me lajmin se nga sot automjetet që do kalojnë në aksin Thumanë- Kashar do të paguajnë një tarifë të caktuar, kanë reaguar deputetja e PD për qarkun Shkodër Emilia Koliqi dhe ish- deputeti Romeo Gurakuqi.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Emilia Koliqi thotë se të gjitha rrugët e veriut janë me pagesë.
“Qeveria shqiptare, në kundërshtim me projektet e BE-së, po i jep me koncesion të gjitha segmentet e Korridorit Blu në veri, pra me pagese.Janë edhe 3 segmente për të cilat u miratuan kontratat me koncesionarët, Milot-Thumanë, Kashar-Pezë-Lekaj dhe Lekaj-Konjat-Fier. Kushedi sa do jete tarifa per Balldre Milot. Cdo 15 km, do rrimë në radhë tashmë për të paguar. Ndërtojmë rrugë jo për të shkurtuar kohën e lëvizjes, por qëndrojmë përsëri në radhë për të paguar kontratat e koncesionarët e radhës. Ky është trajtimi, që qeveria i bën, jo vetëm shkodranëve, por gjithë veriut, të gjithë emigrantëve shqiptar që kthehen në vendlindje, të mijra pushuesve, të gjithë kosovarëve,që vijnë gjatë sezonit veror në plazhe e në bjeshke, në drejtim të Shëngjinit, Velipojës, Alpeve, Durrësit,, të gjithë vizitorëve, që hyjnë në Shqipëri nga pikat kufitare.”
Ndër të tjera ajo thotë se me 11 maj, fitorja e opozitës do ti ktheje dinjitetin qytetarëve të veriut të harruar e të shfrytëzuar për 12 vite nga qeveria Rama.
Ndërkohë ish-deputeti Romeo Gurakuqi thotë se për cilindo që bën rrugën Thumanë-Kashar e kupton që rruga është jashtë standartit.
“Per cilindo qe e ben kete rruge dhe njeh sadopak profesionin e drejtuesit te automjetit, rruga Thumane – Kashar eshte ende jashte cdo standardi per t’u konsideruar nje autostrade e sigurte per te levizur me shpejtesine 130 kmh. Ajo mund te konsiderohet madje nje rruge e rrezikshme ne ditet dhe netet me rreshje te shumta, per shkak te pellgjeve ujembajtese ne cdo lidhje mes transheve dhe perkuljeve te thella nder pragje urash e mbikalimesh.
Per arsye te interesit te larte publik dhe te sigurise se qarkullimit do te ishte e rendesishme qe Qeveria Shqiptare, Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Rrugeve, te anullonin fillimin e tarifimit, te benin transparencen e plote mbi te gjithe vendimarrjet kolauduese, perfshire arsyetimin mbi tarifat dhe trajtimin e diferencuar negativ te ketij aksi rrugor, ne krahasim me rruget e tjera te vendit.”-shkruan Gurakuqi në reagimin e tij.