Në Shkodër, dita ditës rrugët kryesore të qytetit po shkatërrohen nga gropat e shumta. Amortizimi i këtyre akseve ka krijuar probleme të mëdha duke vënë kështu në vështirësi drejtuesit e mjeteve. Pas kamerave shoferët tregojnë se nuk kanë qënë të pakëta rastet që makinat e tyre kanë përfunduar në servis për shkak të dëmtimeve që krijohën nga amortizimi i rrugëve. Më problematike mbetet fakti që shpesh gropat e tilla bëhen edhe burim aksidenti në tenativë për ti shmangur ato.
Një tjetër problem shqetësues që haset akoma më shumë në rrugët e qytetit të Shkodrës është dhe disniveli i kapakëve të pusetave me asfaltin. Në pothuajse çdo rrugë të qytetit vihet re një gjë e tillë që gjithashtu krijon probleme në qarkullim.
Sikur të mos mjaftonin gropat, në disa nga rrugët e Shkodrës një tjetër fenomen shqetësues mbetët dhe mungesa e kapakëve të pusetave. Duke i bërë këto rrugë të pasigurta për drejtuesit e automjeteve por dhe këmbësorët që lëvizin gjatë orëve të natës. Pavarësisht se rrugët po degradohe dita ditës kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje institucioneve përgjegjëse të cilat deri më tani nuk kanë ndërhyrë për rikonstruksionin e tyre.