Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna te reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë.

Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqiëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në dhjetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit, ndërsa më shumë se 80% janë për shkak të drejtuesve të mjetit.

Për periudhën janar-tetor 2018 janë shënuar gjithsej 168 vdekje nga aksidentet, me një rënie prej 10.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vdekjet më të mëdha janë tek meshkujt, por këtë vit është shënuar një rritje tek femrat (nga 28 në 33) dhe ulje tek meshkujt (nga 158 në 138).

Në botë, sipas OBSH, shoferët dhe pasagjerët e automjeteve me 4 rrota ishin më të rrezikuarit, duke përbërë 48% të vdekjeve nga trafiku rrugor në 2016-n. këmbësorët janë në vend të dytë, ndërsa përdoruesit e biçikletave janë më të sigurtit me vetëm 5% të vdekjeve të raportuara.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të OBSH, në 2016-n, 24% e vdekjeve ishin nga pasagjerë të automjeteve me 4 rrota dhe 16% të drejtuesve të tyre.

Vdekjet e këmbësorëve përbënin 39%, ndërsa dhe çiklistët kanë më shumë mundësi të vriten në rrugë në raport me mesataren globale, në 8% (nga 5% në botë).

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME PEMËN E NDAHET MË DYSH, RËNDË SHOFERJA
Artikulli tjetërSIGUROHEN 50 MIJË EURO PËR KURIMIN E MUSA BACULIT