POLICIA E SHTETIT KA ARRESTUAR ARIF MATËN PËR MIRËMBAJTJEN E RRUGËS BARDHET-IBALLË.Një tjetër administrator i kompanive përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve është vënë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Policia e Shtetit ka arrestuar Arif Matën, me detyrë administrator i firmës për mirëmbajtjen e rrugës Bardhet-Iballë, në rrethin e Pukës.Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë për shkak se kompania ku ai ishte administrator, nuk ka marrë masat e nevojshme gjatë situatës së bllokimit të rrugës nga bora në Iballë, gjatë periudhës së festave të fundvitit.Ai është vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, për mosmarrjen e masave të nevojshme të kërkuara dhe kontraktuara nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky është një tjetër rast i arrestimit për shpërdorim detyre nga ana e zyrtarëve të kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në vend, në rastet e bllokimit të tyre.