Trashësia e borës në aksin K/Hadroj–Qafë Benë–Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë.

Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë MTI njofton se nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Trashësia e borës në aksin Fushë Arrëz–Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur.Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi. Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës. Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave.Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë. Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- Fushe-Arrëz. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur

Artikulli paraprakGRIPI, SUMA: SHUMË RASTE NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR STREHON 4 TË PASTREHË