Kjo është gjendja e rrugeve në lagjen “Demokracia” në Lezhë, e cila ndodhet 2 km larg qendres së qytetit.Lëvizja e automjeteve dhe kembësoreve është mjaft e vështire, sidomos në kohë me shi ku uji vërshon nëpër rruge.Kjo situatë vijon prej 30 viteve, duke vështiresuar jetesen e banoreve.Ata thonë se shpesh herë detyrohen të ndërhyne vetë për ti bërë rruget e kalueshme.

Premtimet për ndërhyrje në infrastrukturen rrugore nuk kanë munguar në çdo fushatë elektorale, por deri tani nuk eshte bere asnje investim.

Bashkia Lezhë bën me dije se gjatë tre viteve të fundit janë rehabiluar 42 km rruge, dhe brenda një kohë të shpejtë do të ndërhyhet edhe në lagjen “Demokracia”.

 

Artikulli paraprakSTUDENTËT DHUROJNË GJAK PËR PERSONAT TALASEMIKË
Artikulli tjetërPËRMBYTET PËR HERË TË TRETË NJËSIA ANA E MALIT