Muzika, poezia, filozofia, artet pamore dhe kujtimet personale u ndërthuren mes tyre në një mbrëmje në teatrin “Migjeni” kushtuar kompozitorit Gjon Kapidanit. Ky aktivitet kulturor u realizua nga ish nxënësit e Gjon Kapidanit, kompozitori Jozef Pjetri dhe muzikologia Mikaela Minga si dhe artistes Orestia Kapidani, vajza e tij. Mbrëmja u titullua “De Profundis, Rrugëtim me Gjon Kapidanin duke mos qenë thjeshtë një koncert përkujtimor por një sintezë mes veprës muzikore, botës emocionale dhe punës pedagogjike të Gjon Kapidanit.

Vajza e Gjon Kapidanit, Orestia Kapidani dhe djali i tij muzikologu Markelian Kapidani thonë se emocionet janë të forta në këtë mbrëmje. Ish nxënësi i kompozitorit Gjon Kapidani dhe djali i tij që ndoqi po ashtu rrugën e artit tregojnë kujtimet me artstin e madh shqiptar e shkodran por edhe një brengë të tij. Netë të tilla me muzikë të Gjon Kapidanit dhe kompozitorëve botëror të artit serioz janë një mesazh se si duhet edukuar brezi i ri në një kohë kur sfidat edhe për muzikën janë të mëdha….

Gjon Kapidani lindi në vitin 1933 dhe u nda nga jeta në vitin 2009 në moshën 76 vjeçare duke qenë një nga figurat më të rëndësishme të botës muzikore të Shkodrës dhe në të njëjtën kohë të vendit. Bashkë me veprat muzikore dhe tekstet poetike filozofike, u shfaqën edhe imazhe me foto të realizuara nga Gjon Kapidani, një anë e panjohur e artistit, të rikompozuara nga vajza e tij fotografia Orestia Kapidani.

Artikulli paraprakKATASTROFË MJEDISORE NË LUMIN MAT
Artikulli tjetërTHETHI, TURISTËT: NJË VEND UNIK