Rrugicat e lagjeve pranë unazës lindore të qytetit të Shkodrës janë lënë në harresë të plotë, ndërsa amortizimi vijon në mënyrë të vazhdueshme.
Prej vitesh apeli i qytetarëve ka qenë i vazhdueshëm, megjithatë askush nuk është kujdesur për rehabilitimin e kësaj zone periferike. Më problematike është situata në rrugën e Draçinit, pasi përveç mungesës së infrastrukturës, mbetjet e shumta urbane janë lënë të përhapura në afërsi të lagjes. Ndërkohë, shumë rrugica të tjera, të krijuara kryesisht pas viteve ’90 janë lënë në harresë të plotë. Gjatë ditëve me shi dhe periudhës së dimrit, është tejet e vështirë të lëvizet, ndërsa fëmijët e shumtë të kopshteve dhe shokalleve jo rrallë duhet të lënë mësimin. Gjatë mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, disa herë është kërkuar ndërhyrja në këtë zonë, por edhe kjo ka mbetur vetëm në kuadrin e diskutimeve. Deri tashmë bashkia nuk ka alokuar asnjë fond për të rikonstruktuar këto rrugë jo pak të rëndësishme përgjatë unazës Lindore të qytetit.