Projekti i bashkëpunimit franko-shqiptar për zhvillim rural në zonat malore eshte prezantuar diten e sotme ne qytetin e Shkodres.
Geshtenja dhe mjalti i geshtenjes te zones se Recit te Malsise se Madhe jane perzgjedhur si produkte specifike te vectanta per nje zhvillim te qendrueshem dhe promovimin e tij pertej tregut shqiptare. Ilir Kabaj, profesor i Universitetit Bujqesor te Tiranes thote se nepermjet ketij workshopi qe bashkoi fermere te fushave të ndryshme ,specialist të mjedisit dhe të biodiversitetit synohet prezantimi i vlerave dhe mbrojtja e biodiversitetit në zonat malore. Bashkëpunim franko-shqiptar për biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural të maleve të Ballkanit. është një projekt rajonal për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. I shtrirë në një periudhë prej katër vitesh, ai synon të mbrojë biodiversitetin në zonat kufitare malore të këtyre vendeve duke organizuar zhvillimin e qëndrueshëm rural të këtyre rajoneve të prekura thellë nga varfëria dhe emigracioni.