Duket si ylli i ri i Vllaznisë. Rubin Hebaj, sulmuesi 18 vjeçar i cili shkëlqeu në ndeshjen që kuqeblutë luajtën me Flamurtarin.
Jo vetëm goli i tij i shënuar por edhe energjia dhe lëvizjet bënë që Hebaj të fitojë zemrat e të gjithëve. Pas ndeshjes sulmuesi tregoi emocionet e golit, fitores dhe simpatisë së tifozëve ndaj tij… Hebaj realizoi golin e dytë në ndeshjen e Vllaznisë me Flamurtarit duke i dhënë qetësinë ekipit të tij. Pas sfidës, 18 vjeçari mori edhe përgëzimet e trajnerit Armando Cungu ndërsa cilësohet tashmë pa frikë si e ardhmja e Vllaznisë për sulmin duke pasuar kështu emra të mëdhenj, një mungesë kjo për kuqeblutë që pas lënies të futbollit të goleadorit Viorensin Sinani.
/ Star Plus TV /