Këshilli Evropian jep në mars dritën jeshile për të Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut. Kjo është deklaratat që kanë dhënë kryepalamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga samiti i PE për Ballkanin Perëndimor.
Samiti u organizua dhe kryesua nga Presidenti i PE, David Maria Sassoli dhe në të morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të BP, kryetarët e grupeve parlamentare të PE dhe reporterët e PE për BP.
Gjatë takimeve u nënvizua se Parlamenti Evropian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tij në Samit, Kryeparlamentari Ruçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që PE dhe personalisht Presidenti Sassoli u japin përpjekjeve të vendeve të rajonit për t’iu bashkuar familjes evropiane.
Ruçi rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë drejt destinacionit evropian dhe të deklaroj se vendi ka vetëm një Plan A në rrugëtimin drejt të ardhmes, që është Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, Ruçi u kërkoi kryeparlamentarëve të BE-së të bindin qeveritë e tyre se Ballkani Perëndimor është një rajon evropian dhe jo kufitar me Bashkimin Evropian, se kufijtë kulturorë të Evropës janë kufijtë e saj gjeografikë dhe se kufijtë politikë dhe ekonomikë ka ardhur koha të afrohen me ta, se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar për Bashkimin Evropian.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i cili ka nënëvizuar se: “Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare, të cilëve u është kërkuar që, para se të shprehin qëndrimet e tyre, të vijnë në Shqipëri dhe të prekin nga afër rezultatet e problemet tona.
Ne jemi të vendosur në destiancionin tonë europian dhe nuk kemi plan tjetër, as të hapur, as të fshehtë, as sot, as në të ardhmen.”