Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje, e cila pritet të shoqërohet me debate të forta. Kreu i PD, Lulzim Basha, ka marrë i pari fjalën, duke e nisur me një këshillë ndaj deputetëve të LSI.

Menjëherë sapo i ka mbaruar fjala, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka ndërprerë fjalën kreut të PD. Kjo ka irrituar demokratët, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Kjo ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën për pak minuta.

“Këshillë për LSI dhe deputetët e saj, që duan të zbatohet rregullorja, me një parlament që ka shkelur hapur kushtetutën, është njëlloj si t’i kërkosh krimit të marrë përsipër rendin dhe sigurinë.”

Artikulli paraprakNDËRKOMBËTARËT ZBARKOJNË NË TIRANË!
Artikulli tjetërXHAFAJ NËNSHKRUAN ME HOLANDËN MARRËVESHJEN PËR LUFTËN KUNDËR KRIMIT NDËRKOMBËTAR