Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare për shkak se opozita bllokoi foltoren pasi iu ndërpre fjala kreut të opozitës Lulzim Basha.

Pas largimit të mediave, ish-Kryeministri Sali Berisha është futur drejtpërdrejt nga Parlamenti përmes rrjetit social Facebook.

Seanca u tensionua kur kryeparlamentari Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës pasi i përfundoi koha.

Kreu i Partisë Demokratike po fliste për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili është i dënuar në Itali për trafik droge.

 

Artikulli paraprakHAPJA E NEGOCIATAVE, META: JANË TË GJITHA MUNDËSITË, POR DUHET BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërPUKË, ISHTE NË KËRKIM, ARRESTOHET 41-VJEÇARI I DËNUAR PËR PËRNDJEKJE