Ruçi-Metës: Nis procedurat për Presidentit e ri, raundi i parë më 19 prill
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Në letër, Ruçi kërkon që të Konferenca e Kryetarëve të mblidhet nesër (13 prill), ndërsa propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë më 19 prill. Ndërkohë, po sot, Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë sqaroi se nisja e procedurave për Presidentin e ri bëhet nga data 13 prill deri më 9 korrik 2017. Në letrën që Ora News e disponon, Ruçi shkruan: “Kërkoj që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë më datë 13 prill 2017. Mbi sa më sipër, më lejoni që nëpërmjet kësaj shkrese, në zbatim të pikës 2 tç nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, t’Ju parashtron kërkesën time për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më datë 13 prill 2017 në orën 10:00 me rend dite; 1-fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; 2. Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Ndërkohë, sa i përket raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës, në përputhje me parashikimet kushtetuese të sipërcituara, propozoj që votimit të kryhet në seancën plenare të posaçme më datë 19 prill 2017”.