Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralajmëruar sërish deputetin Kujtim Gjuzi lidhur me rregulloren e Kuvendit, teksa ky i fundit i kërkoi të mos e ndalojë të bëjë replikë me kryeministrin Edi Rama.

Ruçi përveç respektimit të orarit i kërkoi Gjuzit që të vijë në Kuvend i veshur sipas rregullore.

Kujtim Gjuzi: Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores. Pse nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetar kuvendi.

Kurrsesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. E mban vendin me dhunë. Kushdo që të jetë nëse kemi replikë duhet të na lesh. Kujdes zoti kryetar

Gramoz Ruçi: Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit

Artikulli paraprakVODHËN SHTËPINË E ZIDANE DHE LOJTARËVE TË REALIT E ATLETICOS, ‘SHKATËRROHET’ BANDA E SHQIPTARËVE NË MADRID
Artikulli tjetërBUSHATI: SHQIPËRIA NUK NDAHET NGA MAQEDONIA E VERIUT, ZVOGËLIMI I DERËS SË BE DUHET TË NA BËJË 2-FISH TË PËRGJEGJSHËM