Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një vizitë në Shkup ku është takuar me homologun Talat Xhaferi. Ruçi ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Prespës, ndërsa kërkoi nga presidenti Ivanov që ligji për gjuhën shqipe të gëzojë zbatim institucional.

“Pakica kombëtare maqedonase në Prespë sot ka një ligj organik, bashkëkohor, brenda standardeve të Bashkimit Europian. Sigurisht që do të kërkojë që të njëjtën gjë edhe popullata shqiptare në Maqedoni ta gëzojë” tha ai.

Ruçi tha gjithashtu se Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO-s si dhe bashkë për t’u anëtarësuar në BE. “Vendi ynë nuk ka asnjë projekt mbi apo nën tavolinë për të krijuar të ashtuquajturën Shqipërinë e Madhe

. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet: shqiptarët të gjithë të bashkuar në familjen e madhe të Bashkimit Europian” përfundoi Gramoz Ruçi.

Artikulli paraprakSOT ZGJIDHEN ANËTARËT E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
Artikulli tjetërBEFASON GREQIA, MBËSHTET LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN