Në Shkoder, kombetarja shqiptare në sportin e Rugby, u mund nga Mali I Zi. Në ndeshjen e radhes nderkombetare per renditjen, të organizuar nga federata boterore e ketij sporti, djemte kuqezi treguan permiresim në lojë ndonese u munden me rezultatin 34-10. Pavaresisht se një sport I ri per Shqiperinë, drejtuesit e kombetares dhe lojtaret, e shohin shume të mire të ardhmen e shqiptareve në këtë disipline sportive.
Edhe per malazezet, ky sport I panjohur me parë per Ballkanin, tashme po luhet nga të gjithë.
“Zhvillimi I ketij sporti në vendin tonë ishte thuajse ne të njejten periudhe, ndoshta 2-3 vite me heret se ju në Shqiperi por po rritemi mire sebashku dhe keshtu duhet të vazhdojë I gjithë ballkani. Rugby ëshë një sport që lidh njerezit dhe fitorja e vertetë do të jëtë kur të gjithë femijet e ballkanit do të luajnë sebashku.”
Ndeshjes se dy kombetareve, I parapriu edhe një miqesore mes femijeve të vegjel të ekipeve të Rugby-s mes Shqiperise dhe Malit të Zi.
https://youtu.be/Ty3pKvTeN-8