Së paku 250 mijë njerëz, mbrëmë vonë, kanë dalur në rrugët e qyteteve të Rumanisë për të protestaur kundër dekretit të qeverisë për dekriminalizim të disa keqveprimeve zyrtare.
Vlerësohet se vetëm para qeverisë në kryeqytetin Bukuresht kanë protestuar afro 150 mijë vetë. Mediat kanë raportuar se këto ishin demonstratat më të mëdha prej rënies së komunizmit në Rumani në vitin 1989. Protestuesit herë-herë janë përledhur me policinë. Dy policë dhe dy demonstrues kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa 20 protestues janë arrestuar, pasi një grup prej afro 300 simpatizuesve të futbollit kanë hedhur fishekzjarre dhe gurë kundër policisë speciale, e cila kishte përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Sipas dekretit të ri të qeverisë, një zyrtar mund të dënohet me burg vetëm nëse shkakton dëm, që e kalon shumën prej më se 47 mijë dollarësh amerikanë.