Drejtorët e policisë së shtetit janë duke zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë për të garantuar një rend për sigurinë e vendit.

Kryepolici, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm në një moment kur krimi është kthyer në një ndër kërcënimet më serioze.

“Privilegj jetësor këtë gjendem këtu mes jush. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë.

Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi.”- tha Rrumbullaku.

Artikulli paraprakMEGA-OPERACIONI ME MBI 14 MIJË TË ARRESTUAR/ INTERPOL: MË SHUMË SE 200 TONË DROGË TË KONFISKUARA
Artikulli tjetërSPAHIA TAKIM ME EDUKATORE: ARSIMI DO KETË GJITHMONË MBËSHTETJEN MAKSIMALE TË BASHKISË