Një shqiptar në Itali është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, pasi u përfshi në një sherr masiv midis shqiptarëve dhe rumunëve në Altopascio në Itali.
Shqiptari i identifikuar si Giordano Bogdani, 25 vjeç, bashkë me 6 shqiptarë të tjerë ishin pjesë e një grupi që tentuan të vrisnin një rumun.
Mediat italiane shkruajnë ser shkak për këtë tentativë vrasje, thuhet të jetë bërë fakti se shtetasi nga Rumania kishte hequr nga grupi whats app, një tjetër shqiptar të quajtur Oltian Cepa.