Të paktën 24 civilë, përfshirë një grua shtatzënë dhe 13 fëmijë janë gjetur të vdekur në verilindje të Ukrainës, pranë Kupyansk. Lajmi tragjik u bë me dije nga guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov.

Ai theksoi se numri i viktimave nuk dihet i saktë dhe pritet që të rritet në vijim. Sakaq policia dhe ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes ku po zhvillojnë hetime të hollësishme.

Zyra e prokurorit vendas njoftoi se në vendngjarje u gjetën shtatë makina me civilë të cilët po evakuoheshin.

Artikulli paraprakDITËT E FTOHTA TË DIMRIT DHE FATURAT E LARTA TË ENERGJISË? SI TË RUANI NGROHJEN NË SHTËPI PA SHPENZUAR SHUMË
Artikulli tjetërMAQEDONIA E VERIUT KËRKON ENERGJI NGA BULLGARIA