Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas sulmit me bombë në një shkollë në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore të shtunën. Shifrat i bëri të ditura presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Vetëm dje, në fshatin Bilogorivka, në rajonin e Luganskut, një bombë ruse vrau 60 civilë,” tha Zelensky gjatë një ndërhyrjeje video-konferencë në një samit të G7. Ndërkohë, nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur të dielën mbrëma se mbi 170 civilë janë evakuuar nga Mariupoli.

Mes tyre, sipas raportimeve janë edhe 40 persona që ndodheshin në uzinën e çelikut Azovstal që është thuajse nën kontrollin e Rusisë. Civilët mbërritën ditën e sotme në Zaporizhzhia.

Artikulli paraprakMË 9 MAJ KOSOVA DHE IZRAELI NËNSHKRUAJNË MEMORANDUMIN E PARË, PËR ÇFARË BËHET FJALË !?
Artikulli tjetër9-MAJI, TË GJITHË SYTË NGA MOSKA! ÇFARË MUND TË SHPALLË PUTINI SOT