Qyteti i Shkodrës mbetet një ndër më të pëlqyerit në ballkan për turistët Rusë, Serbë e Malazezë. Që nga fillimi i këtij muaji qindra turistë vizitojnë çdo ditë pikat kryesore të qytetit.
Saime Maliqi, e cila shërben prej vitesh si guide turistike, kryesisht për turistët që vijnë nga Rusia, tregon se zona muzeale e qytetit dhe objektet e kultit janë të parapëlqyerat. Numri i turistëve rusë që zgjedhin Shkodrën si pikë turistike tranzit apo për të kaluar disa ditë është gjithnjë në rritje.