Në Mariupol, rusët me nxitim “rindërtuan” teatrin e bombarduar në mars, duke u përpjekur të fshehin krimet e tyre të luftës.

Kështu deklaroi Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të qytetit. Lajmin e bën të ditur Ukrinform . “Okupatorët po fshehin krimet e tyre të luftës si vrasja masive e rreth 600 civilëve në teatrin e Mariupolit – tha këshilltari .

Ata po nxitojnë të eliminojnë të gjitha gjurmët dhe provat përmes rindërtimit”. Më 16 mars, Teatri i Dramës Mariupol, i përdorur si strehë për bomba nga banorët e Mariupolit, u bombardua nga avionët rusë. Të paktën 300 civilë vdiqën menjëherë.

Artikulli paraprakNASA RIKTHEHET NË HAPËSIRË ME MISIONIN ‘ARTEMIS’, PO PËRGATITET TË DËRGOJË PËRSËRI ASTRONAUTË NË HËNË
Artikulli tjetërPERSONAT QË VUAJNË NGA KËTO PROBLEME, NUK DUHET TË KONSUMOJNË HUDHRA