Rusi 2018, Italia paralajmëron Spanjën: Kujdes nga Shqipëria
Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk kemi sigurinë që do të shkojmë e të marrim rezultat në fushën e Shqipërisë, ashtu sikur nuk e ka Spanja Trajneri Italisë, Giampiero Ventura paralajmëron Spanjën që nuk do ta ketë aspak të lehtë për të marrë pikë përballë Shqipërisë në ndeshjen që do të zhvillojë në 9 Tetor në Shkodër. “Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk kemi sigurinë që do të shkojmë e të marrim rezultat në fushën e Shqipërisë, ashtu sikur nuk e ka Spanja”deklaroi ai. Përsa i përket ndeshjes përballë Spanjës, tekniku italian vlerësoi kundërshtarin maksimalisht, por theksoi se nuk do të jetë vendimtare, pasi përpara ka edhe shumë ndeshje përpara se të përcaktohet fituesi i grupit që do të shkojë direkt në Rusi. “Spanja është ekipi më i fortë në grup” tha ai. Edhe spanjollët i tremben Shqipërisë në ndeshjen e dytë që do të zhvillojnë në tetor. Lojtari Napolit, Hose Kajehon shprehet se “Italia dhe Shqipëria janë dy kundërshtarë të fortë”. Shqipëria me datë 6 do të ndeshet me Lihteshteinin, ndërsa në 9 me Spanjën në Shkodër.