Një avion pasagjerësh është rrëzuar në qytetin jugor rus Rostov-on-Don, duke lënë të vdekur 55 pasagjerë dhe shtatë të ekuipazhit të avionit, raporton BCC.

FlyDubai Boeing 737-800, ishte duke ardhur nga Dubai, ku më pas humbi pistën dhe u përpoq të ulej, transmeton Express. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin por sipas raportimeve të mediave lokale ruse, erërat e forta mund të jenë shkaktar. Po ashtu është thënë se ka pasur zjarr apo një shpërthim në bordin e avionit. Shumica e udhëtarëve në fluturim bord FZ981 ishin ruse, tha guvernatori rajonal në televizion. Kompania Fly Dubai ka çmimet më të ulëta.

Artikulli paraprakSHKELI RREGULLAT E QARKULLIMIT, ARRESTOHET 26-VJEÇARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërSOT MBAHET KONGRESI I SOCIALISTEVE, THIRREN 1500 DELEGATE