Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur këtë të hënë metronë e Shën Pjetërburgut.

Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet e sheshit “Sennaya Ploschad” dhe “Technologichesky Institute”. Nga raportimet paraprake thuhet se të paktën 10 persona janë plagosur, ndërsa i gjithë sheshi “Sennaya Ploschad” është mbuluar nga tymi. Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, përfshi këtu edhe ekipet për mbrojtje nga tymi. Një zyrtar i Ministrisë rajonale të Emergjencave tha për “Sputnik” se burimi i tymit po hetohet. Ndërkohë që njerëzit janë evakuuar me shpejtësi.

Artikulli paraprakTURIZMI, SI TË PROMOVOJMË SHKODRËN GJATË VERËS?
Artikulli tjetërAKU MBYLL DY SUBJEKTE, 7 PARALAJMËROHEN