Mediat ruse kanë identifikuar njeriun që hapi zjarr në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në Moskë si një 39 vjeçar “ i vetmuar” dhe entuziast i armëve .

Yevgeny Manyurov nga Podolsk, rreth 40 km (25 milje) në jug të Moskës vrau një oficer të FSB dhe plagosi pesë të tjerë me një armë automatike, përpara se një snajper ta qëllonte për vdekje.

Të shtënat ndodhën në hyrje të Lubyanka, selia e FSB e cila dikur strehonte KGB-në Sovjetike. FSB është shërbimi kryesor i inteligjencës vendase të Rusisë.
Disa kilometra më larg, në Kremlin, Presidenti Vladimir Putin ishte në një mbrëmje gala për të nderuar FSB.

Mbrëmjen e të enjtes policia kontrolloi banesën e Manyurov, në të cilën ai jetonte bashkë me nënën e tij e cila u mor në pyetje.

Sipas saj , Manyurov kishte punuar si roje sigurie, por kohët e fundit humbi punën dhe nuk I vinin vizita nga miqtë. Ajo tha gjithashtu , se e kishte dëgjuar duke folur anglisht në telefon me disa “arabë”, të cilët kishin filluar ta thërrasi që kur kishte humbur punën si roje sigurie.

Ndërkohë në të njëjtën kohë me ngjarjen në mbrëmjen gala që po mbahej në Kremlin Putin inkurajoi punën e FSB-së për të poshtur terrorizmin.

Detajet në lidhje me personin e armatosur u raportuan nga e përditshmja e qeverisë Ruse Rossiiskaya Gazeta të premten, duke cituar burime të policisë.

Artikulli paraprakDY GODINA TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR HIDHEN NË ERË ME TRITOL
Artikulli tjetërPRANGOSET I KËRKUARI PËR VJEDHJE