Rusi: Ish-shefi i policisë kundër korrupsionit dënohet për korrupsion

Ish-shefi i Drejtoritatit për antikorrupsion dhe krime ekonomike i Ministrisë së brendshme të Rusisë, Denis Sugrobov, është dënuar me 22 vjet burg lidhur me akuza për korrupsion. Gjykata e Moskës në vendimin e sotëm tha se Sugrobov e kishte keqpërdorë zyrën publike për të krijuar grup kriminal. Sugrobov dhe disa bashkëpunëtorë të tij ishin arrestuar në vitin 2014 të dyshuar për përfshirje në organizimin e grupit kriminal, marrje të ryshfetit dhe për tejkalim të kompetencave të tyre. Njëri nga bashkëpunëtorët e Sugrobovit, gjenerali Boris Kolesnikov, ka vdekur pas kërcimit nga kati i gjashtë i ndërtesës së Komitetit të Hetimit në Rusi, në korrik të vitit 2014, ndërsa autoritetet këtë rast e kanë përshkruar si vetëvrasje. Eduard Isetsky, avokat i zotit Sugrobov, tha se do të ushtrohet ankesë në vendimin gjyqësor kundër klientit të tij.

Artikulli paraprakDRITAT E “FORD FOCUS” ÇOJNË NË PRANGA SHQIPTARIN ME 30 MIJË EURO HEROINË
Artikulli tjetërSITUATA NË MAQEDONI, META BËN APEL PËR DISTANCIM NGA DHUNA