Prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata kompetente që ta legjitimojnë paraburgimin e tetë personave të dyshuar lidhur me sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e qytetit, Shën Petersburg.

Në këtë sulm janë vrarë 14 vetë, përfshirë sulmuesin, dhe plagosur afro 50 të tjerë. Të gjithë të dyshuarit janë nga shtetet e Azisë Qendrore dhe të gjithë e kanë kundërshtuar involvimin e tyre në sulm. Policia e ka indentifikuar personin uzbek të lindur në Kirgizi, Akbarjon Jalilov, që ka shtetësi ruse, si të dyshuarin kryesor në sulmin në metron në Shën Petersburg. Ky person 22 vjeçar, është vrarë nga ekpslodimi të cilin e ka shkaktuar vetë. Autoritetet besojnë se ai ishte radikalizuar nga ekstremistët islamikë.

Artikulli paraprakTHAÇI TËRHEQ PROJEKTLIGJIN PËR FSK-NË, PRANON KUSHTET NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërVIJOJNË PROTESTAT KUNDËR VUÇIÇ, TË RINJTË NUK TËRHIQEN