Flakët kanë përfshirë një depo në verilindje të Moskës dhe persona konfirmohen të vdekur pasi një zjarr përfshiu nja magazinë në verilindje të Moskës, tha ministria e emergjencave Zjarri në depon që përdorej për shtypje nisi në orët para të ditës së sotme.

“Kur zjarri ishte duke u shuar, zbuluam edhe një dhomë e cila ishte e përfshirë nga flakët”, citon agjencia Tass shërbimin për media të ministrisë së emergjencave. “Zjarrfikësit e shembën murin dhe gjetën 16 persona të vdekur”. Sipas agjencisë Tass, policia ka thënë se viktimat nga ky zjarr ka gjasa që janë punëtorë emigrantë.

Artikulli paraprakVIKTIMAT E TËRMETIT, DITË ZIE NË ITALI
Artikulli tjetërVLLAZNIA MBYLL FAZËN PËRGATITORE, EKIPI KTHEHET NË SHKODËR