Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në Forumin vjetor “GLOBSEC 2022” është shprehur se askush nuk mund të mbijetojë pa gaz, ndërsa shtoi Serbia e merr nga Rusia.

“Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të diversifikuar furnizimin tonë me gaz dhe po punojmë për të parë se si mund të marrim më shumë gaz edhe nga burime të tjera”, ka thënë ai.

Ndaj Serbisë është bërë thirrje që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, reagimi i fundit ishte nga Gabriel Escobar që nëpërmjet deklarate bëri thirrje që me formimin e qeverisë së re , Serbia të rreshtohet kundër sanksioneve ruse.

Vuçiç po ashtu tha se Serbia ka lidhje shumë të mira tradicionale me Rusinë, duke shtuar se vendi e ka dënuar qartë çfarë po ndodh në Ukrainë.

“Është e vërtetë që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë deri më tani, por duhet të kuptoni qëndrimin tonë dhe faktin që Rusia dhe Kina na kanë mbështetur gjithmonë për çështjen e Kosovës”, tha ai.

Vuçiç shtoi se beson se situata në Evropë do të jetë shumë më e qartë në dhjetor dhe se pret që Serbia të marrë disa indikacione më të qarta se çfarë mund të ndodhë.

Artikulli paraprakNIS AVENTURA E KOSOVËS NË NATIONS LEAGUE, “DARDANËT” KËRKOJNË TA FILLOJNË ME “KËMBËN E MBARË”, NJIHUNI ME RRESHTIMET NË QIPRO
Artikulli tjetërSHIFRAT E COVID-19 NË VEND, 53 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT