MINISTRI I JASHTËM LAVROR DEKLARON SE AUTORITETET JANË TË RËNDËSISHME.Rusia ka në plan të njohë zgjedhjet e organizuara fundjavën e kaluar nga rebelët në lindje të Ukrainës, në kundërshtim me qeverinë e Kievit.
“Duke marrë parasysh çdo gjë, këto zgjedhje ndodhën edhe pse jo në të gjithë territorin e Ukrainës. Unë mendoj se ne do t’i njohim këto zgjedhje, pasi është shumë e rëndësishme për ne që Ukraina të ketë autoritete që nuk luftojnë njëri-tjetrin, që ta udhëheqin atë nga Perëndimi apo nga Lindja, por që të merren me problemet reale të vendit”. Kështu ka thënë sot në një intervistë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrorv. Po ashtu, sipas Lavrov, Rusia do të njohë edhe zgjedhjet e thirrura më 2 nëntor nga rebelët pro-rusë në zonat nën kontrollin e tyre në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk.“Ne presim që zgjedhjet të shkojnë përpara, siç është rënë dakord dhe ne sigurisht do të njohim rezultatet”, tha Lavrov për të përditshmen ruse, Izvestia, pas zgjedhjeve të dy ditëve më parë të organizuara edhe në dy rajonet separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia.