Një këshilltar veteran i presidentit rus, Vldimir Putin ka deklaruar se Rusia ka braktisur shpresën e saj shekullore për integrim me Perëndimin dhe është duke nisur një periudhë të re të izolimit gjeopolitik.
Në një artikull për Rusinë në revistën Global Affaris, Vladislav Surkov, ka thënë se ka mbaruar “udhëtimi epik i Rusisë kundrejt Perëndimit”, duke i dhënë fund “tentimeve të vazhdueshme për t’u bërë pjesë e civilizimit Perëndimor”.
Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët prej periudhës së Luftës së Ftohtë, si shkak i vendimit të Rusisë për ta aneksuar Krimenë, mbështetjen e saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, rolin e saj në luftën në Siri dhe helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani.
Surkov, 53 vjeçar, që ka shërbyer si strateg i Putinit për vite me radhë, tani punon si këshilltar presidencial në Ukrainë, ka thënë se ndarja e Perëndimit për Ukrainën më 2014 ka shkaktuar “vetmi shekullore” për Rusinë.
Aneksimi i Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe mbështetja e Moskës për separatistët në lindje të Ukrainës ka rritur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit dhe ka rezultuar me sanksione evropiane dhe amerikane drejt ekonomisë ruse.
Ai ka cituar një thënie të përdorur në Rusi sipas së cilës shteti ka vetëm dy aleatë: ushtrinë dhe marinën.
“Vetmia nuk nënkupton izolim komplet”, ka shkruar Surkov, mirëpo sipas tij bashkëpunimi rus do të kufizohet dukshëm në të ardhmen.