SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT, KERRY, DEKLARON SE SHBA KA PROVA PËR KËTË .
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se ka prova të shumta për bashkëpunim ruse në rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë.Kerry i bëri thirrje Rusisë që të marrin përgjegjësitë për veprimet e rebelëve, duke shtuar se trajtimi për viktimat ka qenë sipas tij grotesk. Ai tha se SHBA ka prova për furnizime të mëdha ushtarake të separatistëve nga Rusia në muajin e fundit, duke përfshirë tanke dhe raketa-hedhës.Sipas Kerryt përgjimet tregojnë se sistemi i raketave ruse SA-11 u janë transferuar rebelëve, nga Rusia, duke shtuar se SHBA zotëron një video të një rakete duke u rikthyer sërish në Rusi pas sulmit ndaj avionit malajzian.
“Ekziston një sasi e madhe e provave që tregon për përfshirjen e Rusisë në sigurimin e këtyre sistemeve, dhe trajnimin e rebelëve për përdorimin e tyre.” tha Kerry në një rrjet televiziv amerikan.
Ai gjithashtu kërcënoi me sanksione të mëtejshme Rusinë dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë për t’u bërë bashkë ndaj presidentit Putin në atë që ai e cilësoi si “thirrje për zgjim”. Ndërkaq edhe kryeministri britanik David Cameron tha se Evropa dhe Perëndimi “duhet të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj Rusisë nëse Putin nuk e ndryshon qëndrimin e tij ndaj Ukrainës”.