Rusia bëhet skuadra e parë që pret një biletë për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Në takimin e dytë të Grupit A, vendasin e kthyen në festë ndeshjen kundër Egjiptit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-1 dhe siguruar kalimin më tej. Me pjesën e parë që ishte tepër e mërzitshme, fraksioni i dytë ishte një “festival” golash.
Zhbllokimi i takimit erdhi vetëm pak sekondat nga kthimi i skuadrave në fushë. Ishte një top i devijuar në mënyrë të çuditshme nga kapiteni i “faraonëve” që mori një trajektore që nuk u prit aspak nga portieri El Shanaëy, duke i dhënë avantazhin rusëve. Goli u duk se i dha zemër të besuarve të Stanislav Cherchesov që shënuan dhe dy herë brënda 4 minutave.
Fillimisht ishte golashënuesi më i mirë i kompeticionin Denis Cheryshev që dyfishoi shifrat, ndërsa bomberi Dzyuba dërgoi në 3 numrin e golave. Rrjeta e Mohamed Salah i cili shënoi nga 11 metra larg ishte i pamjaftueshëm për të shtyrë eliminimin e Egjiptit që në fazën e grupeve, duke i dhënë një minus të madhe yllit të Liverpoolit, Salah në garën për Topin e Artë.