Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është informuar zyrtarisht për fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Ditëve të fundit është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it

Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por siç është shprehur ai, kjo nuk është brengë e tij e as e Ahmetit.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, ka deklaruar Sveçla.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 04.03.2024
Artikulli tjetërAKSIDENT I KATËRFISHTË NË LEZHË