Rusia vë në funksion regjimentin e parë të raketave supersonike “Avangard”, deklaroi ministria e Mbrojtjes.
Nuk është dhënë lokacioni se ku janë vendosur këto raketa ndërkohë zyrtarët kanë dhënë indikacione se ato mund të pozicionoheshin në Malet Urale.
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se raketat me aftësi bërthamore mund të udhëtojnë me shpejtësi 20 herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe e vendosin kështu Rusinë përpara kombeve të tjera.
Ato kanë një “sistem të rrëshqitjes” që lejon manovrim shumë të madh dhe e bën të pamundshme që të mposhten, raporton BBC
Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, konfirmuar se “Armët supersonike ‘Avangard’ janë vënë në funksion në orën 10:00, sipas kohës lokale të Moskës, më 27 dhjetor” – dhe e quajti këtë një “ngjarje historike”.
Putin tha të martën se sistemi “Avangard” mund të depërtojë në sistemet aktuale dhe të ardhshme të mbrojtjes nga raketat.
“Asnjë shtet nuk posedon armë supersonike, e lëre më armë supersonike me rreze kontinentale”, deklaroi Putin.